Kardinali Ernest Simoni 

0
2

Dom Ernest Simoni i dikurshëm, siç e njihnin të gjithë, u emërua kardinal nga papa Françesku.

Gjatë udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri, papa Françesku e dëgjon Dom Simonin, ndërsa jep dëshminë e tij në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Mallëngjehet deri në lot dhe e përqafon fort meshtarin e moshuar.

Më 19 nëntor 2016, papa Francesku e emëron kardinal, jo sepse Shqipëria është seli kardinalore, por sepse ai meshtar ishte i denjë për atë rang, pasi e tregoi me vepra se ishte i gatshëm të derdhte edhe gjakun për fenë e krishterë, për lirinë e paqen e popullit të Zotit.

Duke qenë se është më i madh se 80 vjeç, kardinal Ernest Simoni nuk mund të marrë pjesë ne konklavë. Kardinal Simoni është kardinali i dytë shqiptar. I pari ishte Mikel Koliqi (1900-1997) i emëruar nga Papa Gjon Pali II në vitin 1994.