Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREParlamenti zgjat ligjin ushtarak edhe për 90 ditë

Parlamenti zgjat ligjin ushtarak edhe për 90 ditë

Ligji ushtarak në Ukrainë, i vendosur për shkak të pushtimit rus, është shtyrë nga parlamenti edhe për 90 ditë. Sipas raporteve të medias, 348 anëtarë të parlamentit (deputetë) votuan pro, shumë më tepër se 226 votat e nevojshme për miratim. U zgjerua edhe mobilizimi i përgjithshëm. Kjo do të thotë se meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç që i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak, me disa përjashtime, do të vazhdojnë të jenë subjekt i ndalimit të daljes nga vendi. Rregullorja është e vlefshme përkohësisht deri më 20 maj. Rusia kontrollon pothuajse 20% të territorit të Ukrainës, përfshirë gadishullin e Krimesë të aneksuar në 2014. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha para pak ditësh se trupat e tij po vazhdonin rezistencën. Sipas oficerëve të shërbimit sekret britanik, rusët në të vërtetë nuk po bëjnë ndonjë përparim. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ