Komunat me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62 përqind më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komunat e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, 6 komunat me shumicë serbe në jug të Kosovës, të cilat janë të integruara relativisht mirë, kanë performuar vazhdimisht më mirë sesa 4 komunat në veri. Kreu i ekzekutivit ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare që të mbajë përgjegjëse qeverinë e Serbisë, për privim të katër komunave veriore nga zhvillimi i duhur. “10 komunat e Kosovës me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (gjithsej) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komunat e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare. Kjo tregohet me të dhënat e Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave të Kosovës, nga 14 vjetët e fundit (’08-’22)”, ka shkruar Kurti në Twitter. Sipas Kurtit, politikanë dhe udhëheqës komunalë serbë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe të aftë për të planifikuar, siguruar dhe zbatuar më shumë për sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës së transportit për qytetarët e vet sesa 4 komunat në veri. “Komuniteti ndërkombëtare duhet të mbajë Qeverinë e Serbisë përgjegjëse që i ka privuar këto 4 komuna veriore nga zhvillimi i duhur. Detyrimi me forcë i qytetarëve lokalë nga ana e saj, përmes një grusht kriminelësh të udhëhequr nga para, lëndë narkotike dhe trafikues armësh, duhet të dënohet publikisht”, ka thënë Kurti. ATSH
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on