Papa Françesku pritet të kremtojë sot meshën e së dielës së Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit. Edhe një herë, dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në festë. Sipas xhandarmërisë së Vatikanit, fundjavën e kaluar, rreth 60 000 persona morën pjesë në meshën e të Dielës së Palmave. Të dielën e Pashkëve, të krishterët festojnë ringjalljen e Jezu Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen. Pas meshës tradicionale në ditën më të rëndësishme të festës së Kishës Katolike, papa planifikon të japë bekimin tradicional “Urbi et Orbi” (”Qyteti dhe Bota”). Selia e Shenjtë njoftoi se me rastin e festave të Pashkëve dhe për të shprehur gëzimin e ringjalljes së Jezu Krishtit, oborri i bazilikës së Shën Pjetrit do të zbukurohet me rreth 35 000 lule dhe bimë nga Holanda.
Papa Françesku kremton meshën e Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit
RELATED ARTICLES