Saturday, March 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTPanairi i suvenireve turistike në Sarandë

Panairi i suvenireve turistike në Sarandë

Në qytetin bregdetar të Sarandës u përmbyll sot panairi i 10-të kombëtar i suvenireve turistike me qasje mjedisore “Saranda 2022”, veprimtari promovuese në fushën e trashëgimisë e iniciuar nga Qendra Agjencia AJMMI dhe bashkia e Sarandës. Përgjatë katër ditëve rreth 80 subjekte, artizanë nga vise të ndryshme shqiptare sollën në në kulmin e zhvillimeve verore turistike, prurje nga krijimet si artizanë në teknika e lloje të ndryshme të lëvrimit të artit popullor. Sipas kryebashkiakut Adrian Gurma, ky panair kontribuoi jo vetëm në përçimin e vlerave më të mira të traditës artizane, por edhe në pasurimin dhe përmirësimin e ofertës turistike të Sarandës, krahas aktiviteteve të shumta të zhvilluara këtë verë në shëtitoren e qytetit. Në ekspozitat e produkteve artizanale të sjella në Sarandë përgjatë katër ditëve u shpalosën traditat e artit popullor artizanal nga qytete e treva të ndryshme të hapësirës etnokulturore shqiptare: nga Shkodra e Prizreni, Gjirokastra e Kruja, Saranda e Prishtina, Berati, Vlora, Gjakova, Struga, etj. “Në këtë event jubilar dy ishin qëllimet dhe fokuset kryesore: manifesti i vazhdimësisë së artizanatit burimor shqiptar nëpër kohëra deri në ditët e sotme me risitë që e pasurojnë atë si dhe, promovimi i Sarandës si një pol i rëndësishëm turistik në Shqipëri, si një destinacion e ofertë e larmishme turistike”, theksoi Shkëlqim Hajno, drejtues i AJMMI-t. Ndërsa Panajot Boli, kryetar i bordit të AJMMI tha se “përgjatë katër ditëve (17-20 gusht), ishin mijëra vizitorë shqiptarë e të huaj që frekuentuan stendat e panairit të 10-të kombëtar të suvenireve turistike me qasje mjedisore”. Në përfundim të këtij aktiviteti kulturor u ndanë edhe çmimet për prurjet më origjinale nga trashëgimia e artizanatit shqiptar të punëve të dorës.https://ata.gov.al/2022/08/23/panairi-i-suvenireve-turistike-ne-sarande-punime-artizanale-nga-te-gjitha-trevat-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ