Për turistët që kërkojnë një javë pushime ku akomodimi, ushqimet dhe shërbimet kryesore përfshihen në një paketë të vetme, vendi po shfaqet si një alternativë interesante kundrejt destinacioneve më të njohura të rajonit.
Në një artikull për pushimet me kosto të ulët, Shqipëria renditet mes destinacioneve të përzgjedhura për qëndrime “all inclusive”, krahas vendeve dhe zonave turistike si Tunizia, Greqia, Ishujt Kanarie, Bodrumi, Egjipti dhe Majorka.
Artikulli e përshkruan Shqipërinë si surprizën mesdhetare të pushimeve “all inclusive”, duke vënë në dukje se vendi është i përshtatshëm për vizitorët që duan të kombinojnë plazhin, ushqimin tradicional dhe një buxhet të kontrolluar.
Sipas artikullit, Shqipëria po shfaqet gradualisht si një alternativë në rritje në tregun e pushimeve “all inclusive”, ndërsa disa zona bregdetare vazhdojnë të ofrojnë çmime konkurruese në krahasim me destinacione të tjera mesdhetare.





