Shkolla “Mersin Duqi” në Ibë të Poshtme, njësia administrative Bërzhitë, është gati të mirëpresë nxënësit në vitin e ri shkollor, pas transformimit të ambienteve të saj.Investimi synon përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit, në nisjen e një viti të ri shkollor.