Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENuk ka asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

Nuk ka asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore”, kështu ka deklaruar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Ne marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them se ne nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor, dhe nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore”, tha Jean-Pierre. Rusia e ka përshkallëzuar luftën e saj shtatë-mujore me aneksimin e rajoneve ukrainase si edhe dhe paralajmërime për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore për të mbrojtur të gjithë territorin e saj. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar presidentin rus Volodymir Putin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë.https://lajme.rtsh.al/artikull/lufta-shtepia-e-bardhe-nuk-ka-asnje-tregues-se-rusia-po-pergatitet-te-perdore-arme-berthamore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments