Në Tiranë nis sot forumi ndërkombëtar i turizmit “FESTA”, i cili do të mbledhë për 3 ditë më shumë se 300 pjesëmarrës nga 38 vende të botës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “java dedikuar turizmit, sot fillon me Forumin Ndërkombëtar “FESTA” – E ardhmja e turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisor në Shqipëri. Me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të politikës nga Ballkani dhe Europa, agjencive dhe përfaqësueve të industrive që operojnë në sektorin e udhëtimit dhe turizmit si dhe pjesmarrjen e veçantë të Frans Timmermans, zv/president Ekzekutiv i Komisionit Evropian për Marrëveshjen e Gjelbër, ky forum do të nisë me një ceremoni zyrtare të hapjes mbajtur nga Bettany Hughes historiane, autore dhe një prej figurave televizive më të njohura në Britaninë e Madhe. Gjatë tre ditëve të forumit, 70 folës të ndarë në 7 panele tematike do të diskutojnë tema të rëndësishme lidhur me turizmin e qëndrueshëm dhe trendet e së ardhmes së tij, si roli i qeverive, strategjitë e zhvillimit, brand-imi, profesionet dhe profilet e reja të këtij sektori. Për të gjithë ata që janë pjesë e industrisë së turizmit dhe udhëtimit, datat 3, 4 dhe 5 prill do të jenë një mundësi për të dëgjuar ekspertët e fushës, për të krijuar lidhje biznesi e partneriteti, për të shkëmbyer përvoja e për t’u njohur me ofertat e tregut të turizmit. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on