Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBjeshka e Hinoskës,në Korab

Bjeshka e Hinoskës,në Korab

Bjeshka e Hinoskës, e pozicionuar rrëzë malit të Velivarit me lartësi 2369m është një nga destinacionet turistike më tërheqëse dhe të aksesueshme në Parkun Natyror “Korab – Koritnik”. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli pamje nga kjo bjeshkë në këtë stinë, duke përcjellë dhe informacion mbi shtigjet e shënjuara. Shtegu turistik që kalon në fshatin Melan, në fshatin Ilnicë dhe në bjeshkën e Hinoskës ofron një larmi të peizazhive natyrore nga ku mund të shijohen edhe pamjet mahnitëse të luginës së Drinit të Zi, të maleve të Lurës dhe vargmalit të Korabit në njërën anë, dhe të luginës së Radikës dhe maleve të parkut të Mavrovës në anën tjetër. Biodiversiteti i larmishëm, burimet ujore, kullotat alpine dhe qetësia shpirtërore që të përcjell ky vend e bën atë një nga destinacionet më të preferuara gjatë stinës së verës dhe jo vetëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ