Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARENetanyahu: Asnjë marrëveshje të mundshme të armëpushimit

Netanyahu: Asnjë marrëveshje të mundshme të armëpushimit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje të re të mundshme të armëpushimit në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve të tjera “me çfarëdo çmimi”, raportoi gazeta “Times of Israel” dje në mbrëmje. “Ne kemi një limit të caktuar”, tha Netanyahu, duke përsëritur deklaratat e mëparshme se Izraeli nuk do t’i japë fund luftës, nuk do të tërheqë trupat e tij nga Rripi i Gazës dhe nuk do të lirojë “mijëra terroristë” nga burgjet izraelite për një marrëveshje pengjesh. Më herët, kreu i shërbimit sekret izraelit Mossad, David Barnea, informoi ministrat e kabinetit të luftës për një marrëveshjeje të mundshme të armëpushimit.

Marrëveshja përfshinte lirimin e 35 pengjeve gra, të sëmurë, të plagosur dhe të moshuar në një fazë të parë në të cilën luftimet do të ndërpriteshin për pesë javë. Kjo do të pasohej nga një armëpushim tjetër njëjavor, gjatë të cilit negociatorët do të përpiqeshin gjithashtu të lironin të rinjtë dhe pengjet, të cilët Hamasi i përshkruan si ushtarë. Drafti i armëpushimit i negociuar në Paris, parashikonte që të gjithë civilët e rrëmbyer nga Izraeli fillimisht të liroheshin gjatë armëpushimit të mundshëm gjashtëjavor. Që nga mbrëmja e djeshme, grupi militant palestinez Hamas nuk i është përgjigjur ende projekt-marrëveshjes së armëpushimit. Hamasi pritet të dërgojë përgjigjen e tij nëpërmjet Katarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ