Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAustin: Marrëdhënia më e fortë se kurrë

Austin: Marrëdhënia më e fortë se kurrë

Marrëdhënia e veçante mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është më e fortë se kurrë, tha ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin pas takimit me homologun e tij britanik, Grant Shapps në Pentagon. Takimi i dy ministrave vjen pas sulmeve të koordinuara të muajit të kaluar kundër objektivave ushtarake në zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi të Jemenit, të cilat synonin të pengonin grupin për të nisur sulme të mëtejshme kundër anijeve që operonin në ujërat ndërkombëtare.

Austin falënderoi Shapps për ndihmën e Britanisë së Madhe në Detin e Kuq, duke theksuar se marrëdhënia speciale SHBA-BM ishte më e fortë se kurrë “Partneriteti i Mbretërisë së Bashkuar është thelbësor për adresimin e këtyre sulmeve të pamatura dhe të paligjshme kundër anijeve ushtarake dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq,” tha Austin. “Ne mund të shohim edhe dorën e Iranit këtu, duke i ofruar rebelëve Houthi armë konvencionale të avancuara, inteligjencë dhe ekspertizë”, tha ai. “SHBA-ja dhe BM-ja janë thellësisht të përkushtuara ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe mbrojtjes së lirisë së lundrimit”, shtoi ai. Austin tha gjithashtu se të dy vendet po punonin krah për krah për t’u përballur me luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.

“Ne ndajmë pikëpamjen se Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet nga terrorizmi i Hamasit në përputhje me ligjin ndërkombëtar, dhe gjithashtu besojmë se Izraeli ka për detyrë të shmangë dëmtimin e civilëve palestinezë dhe se populli i Gazës ka nevojë urgjente për shumë ndihmë humanitare”, theksoi Austin. Austin shtoi se SHBA-ja dhe Britania e Madhe ishin në sinkron përsa i përket mbështetjes për Ukrainën, ndërsa pushtimi i Rusisë hyn në vitin e tretë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ