Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTNë shqip libri i fundit i albanologëve Fischer dhe Schmitt

Në shqip libri i fundit i albanologëve Fischer dhe Schmitt

Është publikuar në shqip libri i fundit i profesorëve Bernd Fischer dhe Oliver J. Schmitt, “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë” ( A Concise History of Albania). Instituti i Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike zhvilloi një tryezë diskutimi mbi librin dhe problematikat e historisë së Shqipërisë, qasjet historike dhe sfidat profesionale. Pjesëmarrës ishin studiues nga Instituti i Historisë si dhe bashkëpunëtorët të Institutit dhe kërkues nga institucione të tjera kërkimore. Diskutimi u zhvillua me prezencën e dy autorëve, Fischer dhe Schmitt, të cilët iu përgjigjën edhe pyetjeve, komenteve dhe vlerësimeve të kolegëve nga Shqipëria. Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi, theksoi interesin profesional të Institutit për t’u identifikuar si qendër kryesore e debatit profesional mbi historinë dhe për promovimin e botimeve cilësore historike edhe nga autorë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Botimi i ri paraqet disa risi, përfshirë struktura, fokusimi më shumë tek elementët dhe debatet thelbësore të historisë sesa tek kronologjia, pasurimi me qasje krahasuese me vendet e tjera, sjellja në vëmendje e disa tezave të reja, si dhe përfshirja në studim edhe e periudhës aktuale të zhvillimeve në Shqipëri dhe rreth Shqipërisë. Botimi është realizuar nga shqip nga Teona Artini në Kosovë dhe në anglisht nga Cambridge University Press.https://ata.gov.al/2022/09/27/vjen-ne-shqip-libri-i-fundit-i-albanologeve-fischer-dhe-schmitt/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ