Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton sot gjyqin ndaj Grupit të Parë Opozitar në Parlamentin shqiptar. Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”. Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I- Nexhat Hyseni dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazi, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945. Përveç deputetëve të zgjedhur, përballë ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar. Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme, si pro lindore, me Bashkimin Sovjetik në krye. Më 10 tetor 1947, në orën 3 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, deputetët: 1.Shefqet Beja (me varje në litar) 2.Riza Alizoti (me varje në litar) 3.Sulo Klosi (me varje në litar) 4.Selaudin Toto (me varje në litar) 5.Sheh Ibrahim Karbunara 6.Paolo Saggioti 7.Agathokli Xhitoni 8.Mehmet Prishtina 9.Abdul Kokoshi 10.Beqir Çela 11.Salim Kokalari (me varje në litar) 12.Tefik Deliallisi 13.Irfan Majuni (me varje në litar) 14.Pertef Karagjozi 15.Enver Sazani (me varje në litar) 16.Hysen Shehu Me heqje lirie të përjetshme u dënuan: 17.Foto Bala 18.Ramazan Tabaku 19.Rram Marku 20.Gjovalin Vlashi Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan: 21.Shefki Minarolli 22.Rustem Sharra 23.Xhevat Xhafa Me 15 vjet heqje lirie u dënua: 24.Sulo Konjari https://ata.gov.al/2022/09/27/75-vite-nga-procesi-i-njohur-si-gjyqi-i-deputeteve/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on