Tuesday, March 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTNdriçim Xhepa, aktori me kontribute në kinematografinë shqiptare

Ndriçim Xhepa, aktori me kontribute në kinematografinë shqiptare

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë në kinematografinë shqiptare, për njërin prej aktorëve më të dashur, Ndriçim Xhepa. Nga moria e filmave ku interpreton Ndriçim Xhepa, ministrja Margariti ka përzgjedhur filmin e regjisorit Vladimir Priftit, “Flutura në kabinën time”, ku ai shfaqet sa rebel po aq e romantik, duke e bërë një ndër rolet më të dashura për publikun. Filmi është një prodhim i vitit 1988, me bashkëskenaristë Teodor Laçon dhe Vladimir Priftin dhe me muzikë të Hajg Zaharian. Ndriçim Xhepa është aktori protagonist, por shoqërohet nga një kast aktorësh po aq të njohur që e mbështetën në rolin e tij, si Luiza Xhuvani, Reshat Arbana, Tinka Kurti, Guljelm Radoja e Shpresa Bërdëllima. Ndriçim Xhepa, i lindur në 21 janar 1957, është i biri i aktores Margarita Xhepa. Ai mbaroi studimet për aktrim në Akademinë e Arteve dhe filloi punë në Teatrin Kombëtar, ku ka realizuar mbi 40 role. Ndërsa në kinematografi, ku dhe njohja nga publiku i thjeshtë është edhe më e madhe, Xhepa ka interpretuar në dhjetra filma, ndër të cilët kujtojmë “Shokët”, “Kohë e largët”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Duaje emrin tënd”, “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” , “Unë e dua Erën”, “I dashur Armik” e shumë të tjerë.http://ata.gov.al/2022/07/26/ndricim-xhepa-aktori-me-kontribute-ne-kinematografine-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ