Saturday, May 10, 2025
HomeSOCIALENdërtimi i rrugës së Fushë-Bardhës, krijon akses në Kardhiq-Delvinë

Ndërtimi i rrugës së Fushë-Bardhës, krijon akses në Kardhiq-Delvinë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së Fushë-Bardhës. Rruga e Fushë Bardhës bën lidhjen me rrugën Kardhiq-Delvinë dhe iu shërben disa fshatrave. “Ndërtimi i këtij segmenti do të bëjë të mundur krijimin e aksesit për banorët e fshatrave përreth si: Fushë Bardhë, Zhulat, Taroninë me aksin e ri Kardhiq-Delvinë, dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor për zonat përreth”, thuhet në njoftim. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments