Tuesday, February 18, 2025
HomeSOCIALENeutralizohen flakët në lagjen muzeale

Neutralizohen flakët në lagjen muzeale

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Berat, pasi kanë marrë njoftim për 3 vatra zjarri në lagjen muzeale “Kala”, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Policia e Shteti njoftoi se është bërë e mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit. “Për të mos krijuar panik te turistët dhe qytetarët, punonjësit e Policisë kanë përdorur mjete rrethanore, bashkë me banorët, duke bërë të mundur neutralizmin e flakëve, pasi në momentet e para, ndërhyrja e zjarrfikëses ishte e vështirë, për shkak të terrenit, duke qenë se zjarri kishte rënë në disa vatra përreth kalasë. Reagimi i menjëhershëm i punonjësve të Policisë dhe i banorëve, më pas edhe i zjarrfikësve bëri të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit, i cili mund të kishte dëme të mëdha në lagjen muzeale. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Berat po punojnë për identifikimin e autorit/ve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apeloi të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ