Friday, March 28, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Nderi i Qarkut Elbasan” Kastriot Tusha

“Nderi i Qarkut Elbasan” Kastriot Tusha

Tenori Kastriot Tusha u vlerësua nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit me titullin “Nderi i qarkut Elbasan”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në sallën e Teatrit “Skampa” kryetari i Këshillit të Qarkut, Bukurosh Stafa i dorëzoi tenorit Tusha titullin, me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe kontribut të shquar dhënë në fushën e artit lirik, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si studiues e promovues i këngës qytetare elbasanase, të Shqipërisë së Mesme dhe trevave të tjera shqiptare, duke interpretuar me kualitet të lartë profesional, si intelektual, përfaqësues i denjë i qarkut të Elbasanit”. Ndërsa kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja në fjalën e tij u shpreh se, “sa herë flas me kolegët e mi jashtë trevave shqiptare për Kastriotin, flasim për ‘Mjeshtrin e Madh’, për personalitetin e tij, që e ka mbajtur fort muzikën shqiptare, por që i këndon shumë qytetit të tij”. “Për mua është vlerësim i madh kur përfaqësohemi me Kastriotin në të gjitha trevat shqipfolëse, por edhe më gjerë. Kastrioti është gjithnjë i pranishëm në aktivitetet artistike dhe kulturore që në bëjmë në Elbasan”, tha Llatja. Tenori Tusha promovoi edhe librin e tij të dytë titulluar “Kënga popullore qytetare elbasanase”, kushtuar traditës së folkut elbasanas. Tusha u shpreh se “ideja për të shkruar një libër i ka lindur shumë vite më parë”. Kastriot Tusha ka një karrierë të lavdishme sa i takon muzikës klasike dhe për promovimin e vlerave tradicionale e artistike në mbarë vendin.https://ata.gov.al/2022/09/21/nderi-i-qarkut-elbasan-per-tenorin-kastriot-tusha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ