Paul Sorvino, aktori i karaktereve, që i dha portretin e tij “djemve të fortë” të mafias, në filmat e Hollivudit, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur media amerikane. I lindur në Bruklin të Nju-Jorkut, Sorvino studio në Akademinë amerikane të muzikës e artit dramatik dhe përpara se të niste një karrierë të suksesshme kinematografike, shumëkush mendonte se ai do të bëhej një tenor po aq i suksesshëm, apo edhe skulptor. Dhe në fakt ai debutoi fillimisht në spektaklet muzikore të Broduejit, në mesin e viteve ’60. Filmi i tij i parë ishte komedia “Where’s Poppa”, i ndjekur nga “The Panic in Needle Park”, ku interpretonte përkrah të madhit Al Pacino. Sorvino ka hyrë në kujtesën e publikut me filmin “Goodfellas”, si Paul Cicero, i cili edhe pse në burg, nuk hoqi dorë nga pasioni për gatimin dhe kuzhinën e rafinuar. Ai mori vlerësime të shumta nga kritika sidomos në rolin e Henri Kisinger, në filmin e Oliver Stone, “Nixon”. Rolet e tij varionin nga bosët e heshtur e të rrezikshëm e deri te policët në seritë e “Law & Order”. Paul Sorvino ishte babai i Mira Sorvino, aktore e famshme amerikane, e cila është vlerësuar edhe me një çmim Oskar për interpretimin në filmin e Woody Allen’s “Mighty Aphrodite” (1995).http://ata.gov.al/2022/07/26/ndahet-nga-jeta-paul-sorvino-portreti-i-mafias-se-hollivudit/
Ndahet nga jeta Paul Sorvino, “portreti i mafias së Hollivudit”
RELATED ARTICLES