Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTMuzeu Historik Kombëtar përkujton heronjtë e Kodrës së Kuqe

Muzeu Historik Kombëtar përkujton heronjtë e Kodrës së Kuqe

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua një aktivitet përkujtimor për heronjtë e Kodrës së Kuqe (Vojo Kushi, Sadik Stavaleci dhe Xhoxhi Martini) me rastin e 80-vjetorit të rënies së tyre. Aktiviteti u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, shprehu kënaqësinë e tij që Muzeu Historik Kombëtar, është në qendër të aktiviteteve të këtij lloji. Sipas tij, viti 2022 shënon përvjetore të rëndësishme të rënies së heronjve, të cilët shërbejnë si frymëzim për brezat në vijim. Ai vijoi duke thënë se debate për Luftën Antifashiste mund të ketë, por njohja e saj nuk mund të vihet në diskutim sepse ajo u përligj me Konferencën e Paqes në Paris, me traktatin me Italinë më 1949, apo me bustet e heronjve të cilët ndodhen në sheshet tanë edhe sot e kësaj dite. Dr.Koçi përfundoi duke thënë se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, ka një rëndësi të madhe edhe nga pikëpamja territoriale, sepse Shqipëria jo vetëm që nuk humbi territor, por u njoh sovraniteti mbi territore të vëna në diskutim, si rasti i sovranitetit mbi Sazanin. Në kumtesën e tij, prof. Bernard Zotaj, vuri theksin në organizimin, llojet dhe arritjet e njësiteve guerrile në vitin 1942, duke kujtuar me këtë rast 80-vjetorin e tyre. Sipas tij, njësitë guerrile e nisën veprimtarinë e tyre në dhjetor të vitit 1942, duke vepruar në ato zona ku dhe përqëndrimi i pushtuesve ishte më i madh. Ato nisën si njësi të vogëla me 4 deri 5 vetë, fillimisht në zonat urbane dhe më vonë në fshatra. Prof. Zotaj solli në kujtesë edhe emra si Kajo Karafili, Myslym Keta, Vojo Kushi, Sabaudin Grabani, të cilët ishin në krye të njësiteve guerrile.https://ata.gov.al/2022/10/06/muzeu-historik-kombetar-perkujton-heronjte-e-kodres-se-kuqe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments