Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMoska e painteresuar ta ndalë luftën në Ukrainë

Moska e painteresuar ta ndalë luftën në Ukrainë

Kremlini nuk është i interesuar të ndalojë konfliktin me Ukrainën, sipas zëdhënësit Dmitry Peskov. “Rusia do të vazhdojë operacionin e saj special ushtarak deri në fund, derisa të ketë mbrojtur interesat e saj dhe të arrijë qëllimet e saj, qoftë gjatë luftimeve ose përmes mjeteve të tjera të disponueshme”, tha Peskov. Sipas Peskov, aktualisht nuk ka indikacione për mundësinë e një zgjidhjeje paqësore. “Negociatat me Kievin janë të pamundura sepse vetë udhëheqja ukrainase i ka ndaluar negociatat e çdo lloji me Rusinë”, tha zëdhënësi i Kremlinit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka tërhequr trupat ruse nga territoret e pushtuara ukrainase, një parakusht për bisedimet e paqes. Presidenti rus, Vladimir Putin foli për paqëndrueshmërinë në rritje në botë, në kuadër të luftës që ai urdhëroi pothuajse një vit e gjysmë më parë, në një video-mesazh duke iu drejtuar një konference të sigurisë në Moskë. Putin e konsideroi Perëndimin përgjegjës për zhvillimin, duke thënë se fuqitë perëndimore po përpiqeshin të ruanin dominimin global në kurriz të vendeve të tjera. Udhëheqësi i Kremlinit akuzoi edhe një herë shtetet perëndimore, të cilat po ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus duke e furnizuar atë me armë, për neokolonializëm. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ