Kremlini veproi si një “shpërndarës droge” sepse fillimisht ofronte gaz të lirë, por tani e dimë se çmimi i vërtetë ishte gjaku i ushtarëve, banorëve, grave dhe fëmijëve në Ukrainë, deklaroi sot kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki. Në një intervistë për CNBC News, Morawiecki tha se çmimi real i marrëveshjes midis Gjermanisë dhe Rusisë ishin mungesa e gazit dhe çmimet e larta të gazit dhe energjisë elektrike në të gjithë Evropën. Ai shtoi se këto janë probleme që vendet evropiane duhet t’i zgjidhin së bashku. “Ne duam një shesh lojërash të barabartë, ne duam që të funksionojë një treg i vetëm evropian”, shtoi Morawiecki. “Nuk mund të ndodhë që një vend që është më i pasuri dhe më i zhvilluari në Evropë, si Gjermania dhe vendet përreth Gjermanisë, të mund të bllokojnë gjithçka që po ndodh tani”, tha Morawiecki. “Në të njëjtën kohë, ky vend shumë i pasur po investon një sasi të madhe parash, 200 milionë euro… për industritë e veta”, shtoi ai. Menjëherë përpara takimit të së premtes së BE-së në Pragë, kryeqyteti çek, vendet si Polonia, Italia, Belgjika dhe Greqia i propozuan Bashkimit Evropian të paraqeste një korridor dinamik të çmimit për gazin, në një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe inflacionin në rritje. I pyetur nëse ndryshimet në politikat evropiane të gazit do të ishin të mundshme përballë kundërshtimit të vendeve si, Gjermania dhe Holanda ndaj korridorit të çmimeve, Morawiecki tha se “Polonia nuk mund të ishte e patronizuar nga disa vende të cilat sillen në një mënyrë krejtësisht të ndryshme…dhe bëjnë të kundërtën e asaj që thonë.” Ai shtoi se vendet, si Norvegjia, që i përkasin botës së lirë dhe që shesin gaz me çmime të larta në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, duhet ta rimendojnë strategjinë e tyre.https://ata.gov.al/2022/10/08/poloni-morawiecki-kremlini-po-sillet-me-gazin-si-shperndares-droge/
Morawiecki: Kremlini po sillet me gazin si ‘shpërndarës droge’
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on