Plastikat janë kudo, veçanërisht ato që janë aq të vogla sa nuk mund të shihen me sy të lirë, sipas “Washington Post”.

Mikroplastikat dhe nanoplastikat, të cilat janë edhe më të vogla, gjenden pothuajse kudo në mjedis, por edhe në trupin e njeriut.

Megjithatë, ekziston edhe një kategori tjetër: plastikat e fshehura, të cilat shtohen qëllimisht në produkte dhe ushqime.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e polimereve me bazë nafte, të përshtatshme për kontakt me ushqimin, në sasi që nuk tejkalojnë atë që nevojitet për të arritur efektin fizik ose teknik të synuar.

Studimet shkencore mbi ndikimin e mikroplastikave në shëndetin e njeriut, kanë dhënë disa tregues shqetësues, por deri më tani nuk kanë arritur në përfundime të plota dhe përfundimtare.