Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht zhvilloi sot një vizitë, në Lituani për të vëzhguar manovrat e para ushtarake që përfshijnë një brigadë të re gjermane të NATO-s në vend. Forcat janë pjesë e përpjekjeve të aleancës ushtarake perëndimore për të mbështetur krahun e saj lindor në vazhdën e pushtimit rus në Ukrainë. Lambrecht do të zhvillojë bisedime me homologun e saj, Arvydas Anusauskas në Vilnius përpara vizitës në bazën Rukla, ku po zhvillohen manovrat ushtarake. Gjithashtu, janë planifikuar bisedime me komandën operacionale si dhe me ushtarë. Lambrecht do të takohet edhe me kryeministren, Ingrida Simonyte. Sipas ushtrisë gjermane, në manovra do të marrin pjesë gjithsej 250 ushtarë nga brigada gjermane e NATO-s, si dhe trupa lituaneze. Këto janë manovrat e para ushtarake që organizohen, pasi Gjermania premtoi në qershor se do të dërgonte një brigadë ushtarake në Lituani. Sipas planit, Gjermania do të drejtojë një njësi luftarake prej 3000 deri në 5000 ushtarë në Lituani. Lituania kufizohet me enklavën ruse të detit Baltik të Kaliningradit, si dhe me aleatin e Rusisë, Bjellorusinë.https://ata.gov.al/2022/10/08/vilnius-manovrat-e-para-ushtarake-te-forcave-gjermane-te-nato-s-ne-lituani/
VILNIUS – Manovrat e para ushtarake të forcave gjermane të NATO
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on