Qeveria po mbështet përmes programeve të veçanta personat me aftësi të kufizuar, duke u ardhur atyre në ndihmë me mjete të ndryshme që lehtësojnë integrimin e tyre në jetën e përditshme. Institucionet e linjës në partneritetet me organizatat e shoqërisë civile dhe PNUD Albania, po zbatojnë në vendin tonë projektin “Asnjë të mos mbetet pas”, i cili ka në fokus fuqizimin e personave me aftësi të kufizuar. Qëllimi i këtij partneriteti është që personat me aftësi të kufizuara të flasin për të drejtat e tyre dhe të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme në procese vendimmarrëse, të cilat ndikojnë në akses më të mirë në shërbime cilësore, si për veten, ashtu edhe për anëtarët e familjeve të tyre. 32 persona me aftësi të kufizuara, janë pajisur me deambulatorë, paterica, bastunë dhe mjete të tjera të teknologjive ndihmëse. Ndërsa ofrimi i shërbimit të specializuar dhe fuqizimi e zgjerimi i rrjetit të referimit dhe të vlerësimit, po zgjerohet për këtë komunitet në kuadrin e Programit të përbashkët të UNDP Albania “Leave no one Behind/Askush të mos mbetet pas” i cili mbështetet nga qeveria shqiptare dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. https://ata.gov.al/2022/08/23/mjete-ndihmese-per-32-persona-me-aftesi-te-kufizuara/