Friday, March 28, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMisteret e “Shpellës së Pëllumbasit”

Misteret e “Shpellës së Pëllumbasit”

Turizmi speleologjik, vijon të tërheqë vizitorët vendas dhe huaj kuriozë të natyrës dhe historisë në Shqipëri, që është e pasur me një larmi të madhe shpellash dhe formacione gjeonatyrore. Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, solli sot në rrjete sociale, foto nga Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, ku shpaosen bukuri të radha natyrore të ndërthurura me peisazhin piktoresk që të ofron zona. “Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, është vizituar nga speologët për herë të parë në vitin 1995, dhe tashmë njihet si një ndër gjashtë shpellat karstike në Evropë”, shkroi Ekonomi. Shpella e Zezë e Pëllumbasit gjendet në juglindje të Tiranës mbi grykën panoramike të Skorranës e krijuar nga lumi Erzen. Ajo ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo të shfaqet befas dhe vjen duke u zgjeruar përherë dhe më shumë kur i afrohesh. Shpella e Zezë e Pëllumbasit shtrihet në një thellësi prej 300 m (e eksploruar) dhe të tërheq vëmendjen me formën e saj, por edhe me ndërtimin e brendshëm, si në thellësinë e një galerie të stërmadhe miniere. Tavani shkëmbor është i mbushur me stalagmite gjithfarë formash dhe dyshemeja e saj me stalaktite. Interesante janë gropat në dysheme, por edhe tavani i shpellës me togëzimet gëlqerore të gurëzuara dhe me struktura nga më të çuditshmet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ