Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTMiqësorja me Armeninë, Kombëtarja sërish ndryshime në listë

Miqësorja me Armeninë, Kombëtarja sërish ndryshime në listë

Kombëtarja shqiptare ka rinisur sot përgatitjet për miqësoren e fundit të nëntorit, atë ndaj Armenisë, që luhet më datë 19 nëntor, ora 17:30, në stadiumin “Air Albania”. Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja grupi ka zbritur në fushën e kompleksit “Tropikal” në orët e paradites për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, kryesisht me lojtarët që nuk u aktivizuan apo me ata që u aktivizuan vetëm pak minuta në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Italisë. Ndërsa lojtarët titullarë kanë zhvilluar një seancë të reduktuar me ushtrime dhe pa ngarkesa fizike. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për miqësoren me Armeninë do të ketë sërish ndryshime në listën e kombëtares. Sulmuesi Armando Broja, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen me Italinë pas një problemi në kavilje, i është nënshtruar testeve mjekësore dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe stafin teknik, është konkluduar se ai nuk mund të jetë i gatshëm për miqësoren e së shtunës. Kësisoj, sulmuesi është larguar nga grumbullimi për t’u rikthyer pranë klubit të tij. Sakaq, për ndeshjen e së shtunës nuk do të jenë të gatshëm as mesfushori Odise Roshi dhe sulmuesi Myrto Uzuni, të cilët janë larguar gjithashtu nga grumbullimi. Të dy lojtarët do të rikthehen me klubet sipas akordit paraprak mes palëve, pasi janë të impenjuar këtë fundjavë në ndeshjet e kampionateve respektive ku aktivizohen. Sa i takon pjesës tjetër të lojtarëve aktualisht nuk ka probleme me dëmtimet, ndërkohë që skuadra do të zhvillojë të premten në ora 15:00 stërvitjen zyrtare në kompleksin “Tropikal” para ndeshjes me Armenisë, kurse konferenca zyrtare për median me trajnerin Reja dhe një lojtar do të zhvillohet në ora 14:30 po në Durrës.https://ata.gov.al/2022/11/17/miqesorja-me-armenine-kombetarja-serish-ndryshime-ne-liste/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ