Sunday, May 12, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMHK, përfundon restaurimi i kapakut të Ungjillit

MHK, përfundon restaurimi i kapakut të Ungjillit

Ndërhyrjet konservuese dhe restauruese janë pjesë e punës së punonjësve të Muzeut Historik Kombëtar. MHK njofton se ka përfunduar restaurimi i kapakut të Ungjillit me numër inventari 3883. Objekti “Ungjill (Testamenti i Ri)” me nr. inv. 3883 gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe i përket vitit 1857. Kapaku i tij është punuar nga mjeshtërit e asaj periudhe ku kanë ndërthurur në harmoni perfekte tekstilin dhe metalin. Në qoshet e librit janë skalitur katër ungjillorët. Këto lloje objektesh mbartin dëshmi të vlerave shumëshekullore për historinë e popullit shqiptar, veprimtarinë e tyre brenda Perandorisë Osmane, duke çelur dritare njohjeje me krijimtarinë e së shkuarës dhe qytetërimin e trevave të Shqipërisë. Objekti u zhvendos për në laboratorin e muzeut dhe filloi menjëherë trajtimi në rrugën kimike dhe atë mekanike. Ndërhyrja konservuese u fokusua në heqjen e pikimeve në copën e tekstilit dhe në pjesët metalike prej argjendi, si dhe heqjen e shtresave të papastërtive (pluhura, blozës dhe tymrave) të grumbulluara ndër vite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments