Zhvillimi i Samitit BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor, në Tiranë, në ‘Sheshin Italia’ e ka surprizuar shumë kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Ajo e përfshiu takimin mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në ditarin javor të punës së qeverisë së saj, të cilin kryeministrja italiane e ka bërë praktikë për qytetarët italianë. “Ishte një javë me takime ndërkombëtare. Takimi i BE-së, në Tiranë me vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilët historikisht Italia ka një raport të privilegjuar. Mendoni që Samiti zhvillohej në një shesh që mban emrin “Sheshi Italia” (Piazza Italia) ndërsa stadiumi ku u mbajt ky samit është projektuar nga një arkitekt italian”, tha kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në Twitter. “Sa më shumë udhëtoj nëpër botë, aq më shumë kuptoj sesa shumë dëshirë ka për Italinë. Dhe për ato vende ku këto përsosmëri shihen pozitivisht, është një element mbi të cilin duhet të arsyetojmë dhe të vlerësojmë më shumë prezencën tonë si komb në raportet ndërkombëtare”, shtoi kryeministrja Meloni.https://ata.gov.al/2022/12/12/rome-meloni-perfshin-shqiperine-ne-ditarin-javor-vendi-ku-u-zhvillua-samiti-quhej-sheshi-italia/
Meloni : Vendi quhej ‘Sheshi Italia’
RELATED ARTICLES