Wednesday, February 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETATë përshpejtohet prodhimi i energjisë së rinovueshme

Të përshpejtohet prodhimi i energjisë së rinovueshme

Agjencia Gjermane e Mjedisit (UBA) ka bërë thirrje për një zhvillim më të shpejtë të prodhimit të energjisë së rinovueshme, pasi vendi rrezikon të humbasë objektivin e tij për vitin 2030. Sipas të dhënave paraprake të agjencisë së mjedisit, në vitin 2022 është prodhuar rreth 9% më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme sesa një vit më parë, por kjo përqindje ishte ende nën nivelin e objektivit të përcaktuar në ligj. Sipas UBA, gjenerimi total bruto i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme do të arrijë në rreth 256 teravat orë (TWh) këtë vit, më pak se objektivi prej 269 teravat orë. Qëllimi afatgjatë është që 80% e konsumit bruto të energjisë elektrike të Gjermanisë të sigurohet nga burime të rinovueshme në vitin 2030. Kjo do të kërkonte një total prej rreth 600 TWh. “Është e vërtetë që objektivat e zgjerimit për fotovoltaikët dhe energjinë e erës në tokë bazuar në Aktin e Burimeve të Energjisë së Rinovueshme 2021 janë përmbushur”, tha sot shefi i UBA, Dirk Messner. Të gjitha mjetet e mundshme duhet të përdoren për të përshpejtuar zgjerimin e energjisë së erës në tokë. Në sektorin e ngrohjes, konsumi i energjisë së rinovueshme është rritur me 1% krahasuar me një vit më parë. Në transport, energjia elektrike e rinovueshme është përdorur dukshëm më shumë këtë vit se në vitin 2021, me një rritje prej 15%.https://ata.gov.al/2022/12/12/gjermani-agjencia-e-mjedisit-te-pershpejtohet-prodhimi-i-energjise-se-rinovueshme/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ