Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIPër sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit

Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit

Për herë të parë pas gati 10 vitesh nën monitorim nga Këshilli i Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka dalë nga ky status. Vendimi ka ardhur pas implementimit të dispozitave të propozuara nga AMF dhe të parashikuara në ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që kanë të bëjnë me fondin e garancisë, fondin për pagesën e dëmeve të kartonit jeshil, riorganizimin e Byrosë dhe shmangien e konfliktit të interesit, si edhe parashikime të tjera që rregullojnë trajtimin e dëmeve si dhe administrimin e kartonit jeshil. Gjatë mbledhjes së zhvilluar në fillim të muajit dhjetor, anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes të Këshillit të Byrove, pasi njohën progresin e arritur në vitet e fundit si dhe plotësimin e kritereve, vendosën të miratojnë heqjen e statusit të monitorimit për Byronë Shqiptare të Sigurimit. Një nga ndryshimet e rëndësishme që ka sjellë ligji i ri ka të bëjë me mënyrën e trajtimit të rasteve të fondit të kompensimit, ku përfshihen aksidentet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara. Në ligj parashikohet për herë të parë e drejta e shoqërisë së sigurimit (si sigurues i drejtpërdrejtë) të kryejë funksionet e Byrosë. Trajtimi dhe pagesa e këtyre rasteve në masën mbi 70% nga shoqërisë, si sigurues i drejtpërdrejtë, ka sjellë një shfryrje të Fondit të Kompensimit, ku tashmë dalja e Byrosë Shqiptare të Sigurimit nga monitorimi, konfirmon edhe njëherë se nuk ka më probleme me Fondin e Kompensimit. Gjithashtu, për rastet që i kalojnë Fondit të Kompensimit, ligji ka parashikuar krijimin e një fondi garancie në vlerën minimale prej 150 milionë lekësh, gjë e cila përsëri ka ndikuar direkt në vendimin e Këshillit të Byrove për nxjerrjen e BSSH nga statusi i monitorimit. Në tetor 2013, me vendimin e Këshillit të Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit u vendos në statusin “në monitorim”, për shkak të rritjes së numrit të thirrjeve të garancive ndër vite, numrit të konsiderueshëm të pazgjidhur të kërkesave për dëmshpërblim, dështimit në ndjekjen e rregullave të brendshme në lidhje me emërimin e korrespondentëve, mospjesëmarrjen e Byrosë në mbledhjet e asamblesë së përgjithshme dhe takimeve rajonale, si dhe ndryshimeve të vazhdueshme të drejtuesve të Byrosë. Pas kërkesës së Byrosë për vlerësimin e situatës së saj, Këshilli i Byrove rekomandoi ndërmarrjen e disa ndryshimeve që kishin të bënin kryesisht me profilin e rrezikut të BSSH, sistemin e trajtimit të dëmeve, performancën e Byrosë, kapacitetin garantues, kërkesat për rimbursim, etj. Të gjitha këto kërkesa u adresuan në ndryshimet e parashikuara në ligjin e ri “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Këshilli i Byrove (the Green Card Bureaux) menaxhon sistemin e kartonit jeshil dhe koordinon aktivitetet e 47 vendeve të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, duke garantuar që një i dëmtuar në një aksident rrugor, të shkaktuar nga një automjet i huaj (nga një vend tjetër pjesëmarrës) do të dëmshpërblehet në vendin e aksidentit. Byroja e vendit të aksidentit, më pas, mund të rimarrë të gjitha kompensimet e paguara nga Byroja e vendit nga ka origjinën automjeti përgjegjës. Byroja Shqiptare e Sigurimit është përfaqësuese kombëtare në Këshillin e Byrove dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia në sistemin e kartonit jeshil. Në bazë të ligjit 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, mbikëqyrja e Byrosë kryhet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.https://ata.gov.al/2022/12/12/byroja-e-sigurimit-del-pas-10-vitesh-nga-statusi-i-monitorimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ