Përmes programeve që mbështesin punësimin dhe formimin profesional të grave dhe vajzave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën me dije se
7.296 gra kanë ndjekur kurse formimi profesional, ndërsa 2.825 gra janë punësuar përmes programeve të subvencionuara.
Sipas AKPA-së, 177 gra kanë hapur bizneset e tyre duke sjellë një numër në rritje të grave aktive në ekonominë e vendit.





