Martesa u bë në kulmin e famës së aktorit dhe u shoqërua me kritika të forta nga media dhe shoqëria e kohës. Edhe familja e Oona-s nuk e mbështeti fillimisht këtë lidhje; thuhet se babai i saj, Eugene O’Neill, u distancua nga vajza pas martesës.
Megjithatë, pavarësisht polemikave dhe presionit publik, çifti ndërtoi një jetë familjare të qëndrueshme. Ata patën tetë fëmijë dhe jetuan për shumë vite larg Hollivudit, kryesisht në Zvicër, ku Chaplin kaloi edhe vitet e fundit të jetës së tij.
Martesa zgjati deri në vdekjen e Chaplin në vitin 1977. Vetëm dy nga 8 fëmijët e tyre, Christopher Chaplin dhe Michael Chaplin, jetojnë duke u përpjekur të ruajnë trashëgiminë e familjes Chaplin.
Historia e tyre shpesh përmendet si një nga marrëdhëniet më të diskutueshme, por edhe më jetëgjata, në historinë e Hollivudit.





