Kjo nismë u zhvillua në kuadër të dy fushatave me rëndësi, “Tetori Rozë” dhe “Tetori i Librit”, në bashkëpunim me shoqatën “ALBACCESS OPEN”, përfaqësuesen e saj, Enkeleida Fejzo, si dhe drejtuesen e IEVP Pojskë, Fatbardha Hoxhalli.

Në kuadër të aktivitetit u zhvillua edhe takimi i radhës i Klubit të Librit të Grave. Në formën e një bashkëbisedimi me shkrimtaren Meri Mezini, pjesëmarrëset diskutuan mbi rëndësinë e letërsisë dhe të leximit, si edhe mbi botimin e saj më të fundit, “Lotët dhe dashuria nga sportelet e burgut”.

Përmes këtij dhurimi, Biblioteka Kombëtare synon që librat të bëhen një mundësi për dije, përjetim dhe komunikim, duke sjellë më pranë të drejtën për të lexuar dhe për të marrë pjesë në jetën kulturore.

Fushata “Biblioteka për Bibliotekat” synon të mbështesë bibliotekat dhe të nxisë qarkullimin e librit te lexues të ndryshëm dhe në mjedise të ndryshme.