Në kuadër të “Muajit të Fotografisë”, ministrja e Kulturës Elva Margariti, publikoi sot një foto të të mirënjohurit Pjetër Marubi. “Fotografia është nga ato mediume me vlera jo vetëm artistike, por edhe historike e dokumentare, si kjo foto e mjeshtrit Pjetër Marubi”,-shkruan ministrja, në postimin e saj në rrjetet sociale. Pietro Marubi ose Pjetër Marubi siç njihet në mbarë Shqipërinë, ishte një italian nga Piacenza, i cili pjesën më të madhe të aktivitetit të tij artistik e zhvilloi në qytetin e Shkodrës. Marubi u vendos në Shkodër pas shpërnguljes nga Italia, i detyruar për shkak të pjesëmarrjes së tij në lëvizjen Garibaldine. Me vendosjen në Shkodër, ai hapi të parën studio fotografike, të cilën e emërtoi “Dritëshkronja”, duke sjellë shqip fjalën fotografi, pra të shkruash me dritë. Studioja u themelua më 1856 e sot mban emrin Fototeka Kombëtare “Marubi”. Pjetër Marubi përveç se fotograf, ishte edhe skulptor, arkitekt e piktor. Ai la një trashëgimi të pasur fotografike, e cila përtej vlerave artistike, ashtu siç thekson edhe ministrja Margariti, ka vlera dokumentare e historike që dëshmojnë për periudhën në të cilën ai jetoi e veproi. Veprën e tij artistiko-dokumentare e çoi përpara Kel Kodheli, i cili trashëgoi studion dhe për nder të mjeshtrit, mbajti mbiemrin Marubi.https://ata.gov.al/2022/08/02/marubi-mjeshtri-i-fotografise-artistike-historike-e-dokumentare/
Marubi, mjeshtri i fotografisë artistike
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on