Si sot, 90 vjet më parë u nda nga jeta Marigo Posio, gruaja e flamurit. Marigo Posio lindi në qytetin e Korçës, më 1878. Ajo rridhte nga një familje me tradita të shquara atdhetare. I ati, Kosta Poçi, kishte lidhje farefisnie e sidomos idesh me shumë nga atdhetarët e shquar korçarë, që vepronin brenda dhe jashtë vendit. Marigoja u rrit në një mjedis atdhedashës. Që herët spikat ndër shoqe për zgjuarsi dhe dashurinë për dije. U mësonte vajzave shkrim e këndim, u lexonte poezitë e rilindasve, u mësonte qëndisjen. Të gjendur nën përndjekjen e turqve, shumë patriotë korçarë u shpërngulën në Vlorë. Ndër ta ishte dhe Marigoja me të shoqin, Jovanin. Këtu nisi më me vrull puna e saj e palodhur për përhapjen e ideve patriotike dhe shkrimit shqip. Me të ardhur në Vlorë, Marigoja filloi një veprimtari të gjerë politiko – patriotike dhe emancipuese duke e shndërruar shtëpinë e saj në një çerdhe të vërtetë atdhetare, ku zhvilloheshin biseda për fatin e mëmëdheut e sidomos për gjendjen e keqe të gruas shqiptare. Ajo u mësoi shumë vajzave dhe nuseve të reja vlonjate alfabetin dhe u dha të lexonin gazeta e libra shqip. Marigoja ka luajtur rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e klubit “Labëria”. Punonte krahas burrave për përhapjen e ideve, botonte në gazeta të ndryshme, mbante letërkëmbime me atdhetarë brenda e jashtë vendit. Në kujtesën popullore, Marigo Posio, njihet si gruaja që qëndisi flamurin, që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë.https://ata.gov.al/2022/08/23/perkujtohet-marigo-posio-gruaja-e-flamurit/
Marigo Posio, gruaja e flamurit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on