Wednesday, March 26, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTMarie Logoreci

Marie Logoreci

Më 23 shtator 1920, lindi në Shkodër, një prej pionereve të kinematografisë shqiptare, Marie Logoreci. Vokacioni i saj artistik do të shpalosej që kur ishte vajzë e re, teksa pati nisur të luante rolet e para në teatrin e shkollës. Talenti që zotëronte Maria, shkonte edhe në drejtim të muzikës. Në vitin 1945, nisi të këndojë në valët e Radio Tiranës dhe repertori i saj u zgjerua në koncertet e njëpasnjëshme të mbajtura brenda dhe jashtë vendit. Mandej, në vitin 1947 u ngjit për herë të parë në skenën e Teatrit Popullor, për të mishëruar personazhin e Elmirës në kryekomedinë e Molierit, “Tartufi”. Në ekranin e filmit do të plazmohej së pari në filmin “Skënderbeu”. Nuk do të mungonte as në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj”, si edhe as në filmin e parë tërësisht shqiptar, “Tana”. Disa prej roleve të saj të pritura më mirë nga publiku janë: Xhesi te “Çështja ruse”, Alisa Lengton te “Rrënjë të thella”, Kristina Padera tek “Komploti i të dënuarve”, Fatimja te “Halili dhe Hajrija”, Aljona Patrovna te “Gjashtë dashnorët”, Lokja tek “Toka jonë”, Gertruda tek “Hamleti”, Bernarda Alba te “Shtëpia e Bernarda Albës” dhe Gjela te “Përmbytja e madhe”. Logoreci ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Krahas urdhrave dhe medaljeve të shumta, artistja ka mban edhe titujt e lartë “Artiste e Popullit”, “Artiste e Merituar” dhe “Nderi i Kombit”, foto të të cilave, i sjell Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.http://ata.gov.al/2022/09/23/perkujtohet-artistja-e-skenes-dhe-ekranit-marie-logoreci/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ