Rehabilitimi i sistemit kullues dhe vaditës është shndërruar në prioritet për bashkinë e Korçës, në të gjitha njësitë administrative. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, publikoi sot në rrjete sociale pamje nga puna që është kryer për pastrimin e lumit Devoll në rregullatorin Maliq. “Përfundoi një punë e madhe disa javore e Drejtorisë së Ujitje Kullimit Korçë për pastrimin e lumit Devoll në rregullatorin Maliq, që do të përmirësojë kullimin në fushën e Maliqit, duke shmangur përmbytjet afatgjata në 5 300 ha të zonës torfike”, shkroi Jole. Pastrimi i aluvioneve në këmbët e urës dhe përfundimi i investimit që po kryen bashkia, ka vënë në funksionim edhe portat e rregullatorit të ri të Maliqit, duke zgjidhur një problem shumë serioz e të kahershëm për fermerët dhe banorët. “Respekt për punën e Sali Agolli dhe Apostol Burda, të cilët punojnë si ekskavatoristë i pari prej 40 vitesh dhe i dyti prej 22 vitesh, së bashku me shumë kolegë të tjerë të tyre, për t’iu ardhur në ndihmë fermerëvë e banorëve të zonës për të ulur riskun nga përmbytjet”, tha Jole. Jole vuri në dukje se, këtë javë do të fillojë puna edhe në fshatin Tren të Bashkisë Devoll, për të pastruar kanalin e Vëntrokut me një gjatësi prej 2 km, duke zgjidhur një problematikë me ndjeshmëri shumë të lartë për banorët e fermerët e zonës.https://ata.gov.al/2022/09/21/maliq-permiresimi-i-kullimit-shmang-permbytjet-afatgjata/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on