Mali i Korabit

0
2

Vargmali i Korabit ka shtrirje e gjerë natyrore me lëndina të pafundme, thyerje të relievit, maja malesh që të japin pamje në perspektivë të horizontit të pasosur, lartësi të mëdha që duket sikur je ngjitur në qiell dhe të gjitha këto shoqërohen nga lule të larmishme dhe faunë të pasur.

Itinerari i vargmalit të Korabit është shumë i larmishëm dhe fillon në Kërçin, Hinoskë, Rabdisht, Gramë, Radomirë.

Shtigjet mund të përshkohen në pesë ditë, por ka edhe shtigje njëditore ku mund të shijohen monumentet e kulturës me arkeologji, xhami dhe kisha në Maqellarë, stanet, kampingjet, shtëpitë pritëse e bujtinat në Radomirë.