Dr. Lindemann e vlerësoi Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe të besueshëm, duke theksuar interesin e lartë për linjën Frankfurt–Tiranë.
Gonxhja u shpreh se “ky takim rikonfirmon vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar më tej pozicionin tonë në hartën ajrore evropiane në dobi të Shqipërisë turistike”.
Gonxhja ndodhet në Berlin në kuadër të prezantimit të Shqipërisë nga 3-5 mars si destinacion autentik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026.





