Laçi i ka bërë një nisje si pretendente Kategorisë Superiore, teksa në fushën e vet ka fituar ndaj Teutës, 3-1. Ishte kjo sfida që mbylli javën e parë të Abissnet Superiore për sezonin 2022-2023. Që në të 12’, Laçi e ka parë veten në avantazh e kjo me anë të Velkovskit, i cili me kokë është i saktë pas goditjes nga këndi. Minuta e 21-të ishte shansi më i mirë për Laçin për të dyfishuar. Jazxhi ka shkaktuar penallti, kjo pasi ka ndalur në mënyrë të parregullt brenda zonës së rreptësisë durrsake Adeleken. Juxhin Xhaja nuk ka falur dhe ka treguar dorën drejt pikës së bardhë të penalltisë. E merr përsipër Mazrekaj, por ky i fundit është hipnotizuar nga Qirko dhe Teuta e shmang pësimin e golit të dytë të paktën deri në mesin e pjesës së dytë Por “djemtë e detit” nuk rezistojnë shumë. Në harkun kohor të pesë minutave, Laçi shënon dy herë. Në të 52’, Adeleke shfrytëzon pasimin e Ujkës pas shpinës së mbrojtjes durrsake. Nigeriani ka shmangur dhe portierin Qirko e ka realizuar në portën e boshatisur. E pas pesë minutash, Mazrekaj korrigjon gabimin e penalltisë humbur, teksa shënon pas një depërtimi nga e majta drejt zonës së rreptësisë durrsake. Shmang dy mbrojtësa dhe e dërgon topin në rrjetë. Në të 66’, Teuta ka gjetur golin e nderit me Jazxhi, ndërsa për tre minuta është kërkuar dhe verifikimi në sistemin Var, pas së cilës goli i Teutës ishte i rregullt. Përfundimisht 3-1 për Laçin, që kështu e nis mbarë sezonin, ndërsa Teuta duket se ka punë të madhe për t’u kthyer si një skuadër pretendente.https://sport.rtsh.al/artikull/laci-me-dore-te-hekurt-ndaj-teutes
Laçi, me “dorë të hekurt” ndaj Teutës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on