Sunday, March 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Kujtesa si mision dhe dialog midis brezave“

“Kujtesa si mision dhe dialog midis brezave“

Me iniciativën dhe interesimin e Zonjës së Parë, Armanda Begaj, u hap në Institucionin e Presidentit ekspozita “Kujtesa si mision dhe dialog midis brezave“, për të promovuar kujtesën historike dhe përkushtimin ndaj edukimit historik të brezit të ri. Ekspozita përmban punime të gjimnazistëve që kanë marrë pjesë në konkursin vjetor “Pyet Gjyshërit“, të organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj falënderoi gjimnazistët që kishin marrë pjesë në konkurs. “Dëshiroj të theksoj, kënaqësinë që morëm që në fillim nga përfshirja masive e të rinjve në këtë konkurs, nga idetë origjinale që të rinjtë e mrekullueshëm të këtij vendi sollën nga investimi i admirueshëm me energji, talent e pjekuri”, tha Presidenti Begaj në fjalën e tij. Kreu i Shtetit shtoi më tej se, “është vërtet bukur të konstatosh sesi nëpërmjet dialogut brenda familjes, brezi i më të moshuarve transmeton përmes kujtimeve, dijen e fituar në jetë dhe eksperiencat jetësore me mësimet pozitive, por dhe mësimet e nxjerra nga e kaluara”. Në fund të fjalës së tij, Presidenti Begaj shprehu sigurinë se Institucioni i Presidentit do të jetë gjithmonë i hapur për çdo nismë që ka të bëjë me rininë dhe edukimin e tyre. Në të njëjtën linjë me Presidentin e Republikës, Zonja Begaj nënvizoi se, të rinjtë do të kenë gjithnjë mbështetjen dhe ndihmën e saj, duke i përgëzuar ata për punët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ