Monday, April 14, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Kryeveprat” e Dino Buzzatit

“Kryeveprat” e Dino Buzzatit

“Kryeveprat” e Dino Buzzatit, kanë zbritur në COD, në kuadër të ciklit “Lexime të Performuara”. Aktorja e mirënjohur shqiptare, Ema Andrea performoi në sallën “Forum” pjesë nga veprat letrare të shkrimtarit italian Dino Buzzati. Bota që ofron Dino Buzzati, nëpërmjet librit “Kryeveprat”, është një botë magjike, e mistershme, mjaft tërheqëse për lexuesin, i cili mbërrin deri në fund të leximit me frymën pezull, në pritje për të njohur të vërtetën e vetme që kthen në anën tjetër të gjitha ato që deri në ato momente dukeshin të vërteta. Aktorja përçoi një atmosferë surreale të librit në sallën “Forum”, ku pas dukjes së rrëfimit përrallor shfaqen edhe tematikat e rëndësishme me të cilat autori përballet. Më herët, Ema Andrea ka sjellë në COD “Tri Gra” nga shkrimtari japonez, me famë botërore, Yasushi Inoue, por gjithashtu edhe copëza nga krijimtaria e shkrimtarëve me peshë si Marquez e Allende, duke e kthyer këtë sallë të Kryeministrisë, në një qendër të rëndësishme takimi letrar.https://ata.gov.al/2022/07/20/ema-andrea-sjell-kryeveprat-e-dino-buzzatit-ne-cod/

Meteoalb Weather Channel

https://play.google.com/store/apps/details…

https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ