Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë një bilanc të vizitorëve që kanë preferuar të shohin pikat turistike të këtij qyteti e në veçanti të atyre që janë regjistruar si vizitorë të kalasë së Rozafës. Muaji qershor ka rezultuar të ketë qenë i suksesshëm përsa i përket numrit të lartë të turistëve, vendas e të huaj. “Muajin qershor të vitit 2022, e përmbyllëm me 10,358 vizitorë që zgjodhën Kalanë e Rozafës si një ndër destinacionet më të preferuara këtë verë”, bën të ditur DRTK Shkodër, në njoftimin e saj. Thënë ndryshe, bëhet fjalë për 4, 421 vizitorë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shifër e lartë vizitorësh, shënon një rritje motivuese për turizmin kulturor dhe interes të shtuar për vizitat në sitet e trashëgimisë. Më herët DRTK Shkodër njoftoi edhe nisjen e punës për hartëzimin e banesave të shpallura “Monumente Kulture” dhe vendosjen e pllakateve të mermerit, një nismë që do të ndihmojë vizitorët në identifikimin e këtyre monumenteve. Kalaja e Rozafës, një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët. Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: e Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. Gjatë vitit 2021 kjo kala u vizitua nga mbi 51 mijë turistë vendas e të huaj.https://ata.gov.al/2022/07/20/kalaja-e-rozafes-mbi-10-mije-vizitore-ne-qershor/
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on