Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Kosova, shtet i xhudos”

“Kosova, shtet i xhudos”

Programi “Kosova, shtet i xhudos” që ka për qëllim zhvillimin dhe masivizimin e sportit të xhudos, është miratuar nga qeveria e Kosovës dhe u shpalos në një ceremoni në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës. Shuma që parashihet për zbatimin e programit në periudhën 5-vjeçare është 12 milionë euro. Këto mjete do të shfrytëzohen për ndërtim të shpejtë të infrastrukturës fizike për zhvillimin e këtij sporti, zhvillimin e programeve për trajnimin e trajnerëve, integrimin e sportit të xhudos në arsimin parauniversitar, sigurimin e masave lehtësuese për sportistët elitarë në sportet luftarake, si dhe për zhvillimin e ngjarjeve ndërkombëtare në sportin e xhudos. Në ceremoni morën pjesë, kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës e Sportit Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, kryetari i Federatës së Xhudos Agron Kuka, trajneri i xhudos Driton Kuka, kampionet në xhudo Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e xhudistë të tjerë, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës Njomza Emini, e të tjerë personalitete e sportdashës. Vitet e fundit, Kosova është bërë e njohur në arenën ndërkombëtare, me sportin e xhudos. Ishte Majlinda Kelmendi ajo që i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo dhe për këtë arritje u vlerësua nga presidentja Jahjaga me Medaljen Presidenciale të Meritave.https://ata.gov.al/2022/10/03/kosova-shtet-i-xhudos-12-milione-euro-per-masivizimin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments