Sunday, March 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART127 vjet më parë u mbajt kongresi i parë gjuhësor shqiptar

127 vjet më parë u mbajt kongresi i parë gjuhësor shqiptar

Ky kongres u mbajt në Koriliano Kalabro, të Provincës së Kozencës dhe u pasqyrua gjerësisht nga shtypi italian dhe evropian i kohës si një ngjarje me rëndësi të veçantë. Tema e këtij Kongresi ishte prezantimi i aspekteve gramatikore, leksikore dhe fonetike të gjuhës shqipe, të asaj gjuhe të lashtë, të ëmbël e melodioze, që arbëreshët e ruanin dhe e kultivonin me dashuri dhe patriotizëm shembullor. Kongresi i zhvilloi punimet në mjediset e gjimnazit “Garopoli” dhe morën pjesë 25 kongresistë gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe klerikë të shquar të kishës arbëreshe. Ky aktivitet shkencor gjuhësor dhe patriotik u ndoq nga afër nga rreth 500 pjesëmarrës të ardhur nga komuna të ndryshme të Kalabrisë, Kampanjës, Puljas dhe Sicilisë. Pjesëmarrësit në Kongresin e Koriliano-Kalabro miratuan themelimin e Shoqërisë Kombëtare Shqiptare, statutin dhe këshillin drejtues me kryetar nderi një prej personaliteteve më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XIX dhe botës arbëreshe, Jeronim De Rada. Shoqëria Kombëtare Shqiptare u themelua fill pas Kongresit Arbëresh, në 1895.https://ata.gov.al/2022/10/03/127-vjet-me-pare-u-mbajt-kongresi-i-pare-gjuhesor-shqiptar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ