Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar ranglistën më të re në nivel të kombëtareve. Kampioni i botës Argjentina është ngjitur në vendin e parë duke e rrëzuar nga froni Brazilin që tani zbret në vendin e tretë, kurse Franca renditet si e dyta. Në top 10-shen futen edhe Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja. Kombëtarja e Kosovës nuk ka lëvizur duke ruajtur pozitën e 107-të me 1186 pikë.26, kurse Shqipëria ka pësuar rënie. “Kuqezinjtë” e shohin veten në pozitën e 68-të me 1344.95 pikë. atsh