Memoriali fitues mban emrin “Zâni i Lirisë” dhe është konceptuar si një simbol i përhershëm i lirisë dhe sakrificës për shtetin e Kosovës.

Rama theksoi se projekti është frymëzuar nga fjalët e Adem Jasharit: “Besa besë, vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë. Edhe një fjalë e mirë”, duke e shndërruar zërin e tij në një simbol që do të jetojë ndër breza.

Sipas tij, memoriali do të shërbejë si një kujtesë e përhershme e luftës për liri dhe e sakrificës së familjes Jashari, ndërsa zëri i Komandantit Legjendar do të vazhdojë të jehojë në zemër të Kosovës.