Turistë e huaj dhe vendas nuk reshtin së vizituari itinerarin e vargmalit të Korabit në çdo stinë, pasi ofron një gamë të gjerë pasurish natyrore.

Vargmali i Korabit ofron një shtrirje e gjerë natyrore me lëndina të pafund, thyerje të relievit dhe maja malesh që të japin pamje në perspektivë të horizontit të pasosur.

Itinerari i vargmalit të Korabit është shumë i larmishëm dhe shtrihet në Kërçin, Hinoskë, Rabdisht, Gramë, Radomirë.

Shtigjet mund të përshkohen në pesë ditë, por ka edhe shtigje njëditore ku mund të shijohen monumentet e kulturës me arkeologji, xhami dhe kisha në Maqellarë, stanet, kampingjet, shtëpitë pritëse e bujtinat në Radomirë

.