Tuesday, November 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKomisioni i Disiplinës, “furtunë” dënimesh

Komisioni i Disiplinës, “furtunë” dënimesh

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, pranë FSHF-së, ka publikuar vendimet e javës që lamë pas. Tek skuadrat e Superiores vetëm Partizani është bërë objekt diskutimi dhe këtë herë nuk lidhet me mosvendosjen e logos së kampionatit në mëngën e fanellave të ndeshjeve, por për sjellje të gabuar të tifozëve, ndërsa klubi i kuq është dënuar me 50 mijë lekë gjobë. Po me të njëjtën shifër monetare është dënuar edhe Lushnja për shkak të tifozëve. Ajo që të frikëson më tepër është dënimi i futbollistëve të moshave U-14 dhe U-15. Në vendimin e Komisionit shihet se 7 lojtarë janë dënuar me 5 ose 2 ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dhe padyshim që kjo është një kambanë alarmi për një brez që shihet si e ardhmja e futbollit shqiptar. Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 1.10.2022 FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Zyrtari i FK Tomori, Kejsi Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Lojtari i KF Butrinti, Albi Selimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i Akademia e Futbollit U15, Emiljano Mihana, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i Akademia e Futbollit U14, Valentin Rusi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF Vllaznia U14, Adis Krymbi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i SHS Pepa U14, Enis Zoto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF Laci U-14, Klaudio Stafa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i FK Dinamo U14, Andra Thanasi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shënkollit, Sebastjan Deda, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Butrinti, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.https://sport.rtsh.al/artikull/komisioni-i-disiplines-furtune-denimesh-ne-futbollin-e-moshave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments